Banorët e BBVK në dijeni për nisjen e Big Brother VIP Albania
Një moment i papritur ka ngjallur habi dhe diskutime mes fansave të Big Brother VIP Kosova, pasi banorët e shtëpisë u bënë të vetëdijshëm për nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania.
Teksa banorët po kalonin një ditë të zakonshme në oborrin e shtëpisë, një bisedë e thjeshtë e shkëmbyer mes tyre ka zbuluar se ata kishin informacion në lidhje me programin shqiptar.
Momenti ka ndodhur kur Gresa, një nga banoret e njohura, dëgjohet duke thënë: “Ia ka nis ai atje”.
Ndërkohë, një tjetër banor përpiqet të bëjë më shumë pyetje, duke thënë: “A e patë kush ka hyrë?”.
Kjo ka çuar menjëherë në një përplasje të papritur mes banorëve, të cilët po përpiqeshin të kuptonin se çfarë po ndodhte jashtë mureve të shtëpisë.
Në atë moment, një ndërhyrje e papritur ka ardhur nga Vëllai i Madh, i cili i ka tërhequr vëmendjen Gresës, duke i thënë: “Gresa, kujdes mikrofonin”.
Ky reagim ka shtuar më shumë dyshime, pasi kjo mund të nënkuptojë se banorët kanë pasur mundësi të informoheshin nga jashtë, një fakt që është i paprecedentë në programet e këtij lloji. /telegrafi