Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re.
Ai tha se kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit, ku sipas tij parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë.
“Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re, me sipërfaqe 6,500 m², për të mirëpritur 400 spektatorë me hapësira të reja të dedikuara jo vetëm për fëmijët.
Kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit, ku parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë, me një skenë të hapur drejt Parkut të Madh të Tiranës”, shkroi Rama në Facebook.