Vetaksident në magjistralen Pejë – Prishtinë, vdes një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Pejë - Prishtinë, saktësisht në fshatin Poterq të Klinës.
“Rreth orës 07:20 minuta është njoftuar për një vetaksident në magjistralen Pejë - Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor. Drejtuesi (i dyshuari), duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathtë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu thuhet se me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.