Prangoset një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë zjarri

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 01:30, në rrugën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Ismail Qemali’ Prizren / 22.12.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi ka shtënë disa herë me armë zjarri. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri