Presidenti i ri i Federatës spanjolle të Futbollit zbulon se është tifoz i Real Madridit

Presidenti i ri i zgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Rafael Louzan, ka folur për preferencat e tij. 

Një nga pikat e tij të mira javën e kaluar ishte udhëtimi në Doha të Katarit për ta ndjekur Real Madridin teksa mposhti Pachucan në finale të Intercontinental Cup. 

Në një intervistë që bëri ai për TeleMadrid para finales, Louzan ka deklaruar admirimin që ka për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. 

“Do të përpiqem që ta takojë presidentin Florentino në finale të Dohas dhe në të njëjtën kohë ta vendosë veten time tërësisht në dispozicionin e tij”. 

“E njoh atë që shumë vite dhe kam shumë admirim për aftësinë e tij për të punuar, ku e ka dërguar klubin dhe të gjithë ne tifozët e Real Madridit jemi të lumtur se si e ka drejtuar këtë klub të madh”. 

Ai iu referua "Los Blnacos" si ambasadori më i mirë në botë për futbollin spanjoll. 

“Në finale të Intercotinental Cup ne po ballafaqohemi me mundësinë, edhe një herë tjetër, ndoshta mund të mos duket e lehtë, që nuk është, se kemi ambasadorin më të mirë në botë, Real Madrid, mund të bëhet kampon”. 

Louzan mori një mandat katër vjeçar javën e kaluar, por po pret rezultatet e një çështje gjyqësore. 

Ai mund të dënohet për të mos marrë ndonjë pozitë në futbollin spanjoll për shtatë vite për shkak të një akuze sa ishte pjesë e Këshillit të Pontevedras. /telegrafi