Shkodra Elektronike triumfon në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH

Në mbrëmjen e së dielës u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku 15 finalistët konkurruan për çmimin e madh.

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kurorëzua fituese e Festivalit të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.

Pjesëmarrësit që garuan ishin:

Jet – Gjallë
Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Vesa Smolica – Lutem
Stine – E kishim nis’
Djemtë e Detit – Larg
Nita Latifi – Zemrës
Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Orgesa Zaimi – I parë
Ardit Çuni – Amane
Algert Sala – Bosh
Shkodra Elektronike – Zjerm
Lorenc Hasrama – Frymë
Elvana Gjata – Karnaval
Mal – Antihero
Alis – Mjegull

Fituesit e çmimeve kryesore të festivalit ishin:

Çmimi i Kritikës: “Zjerm” nga Shkodra Elektronike
Çmimi për tekstin më të mirë: “Lutem” nga Vesa Smolica
Çmimi i tretë: “Mjegull” nga Alis
Çmimi i dytë: “Karnaval” nga Elvana Gjata
Çmimi i parë: “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Grupi “Shkodra Elektronike” përbëhet nga këngëtarët Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.

“Eurovision 2025” do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zvicër.

Mbrëmja u shënua nga performanca të veçanta dhe një atmosferë plot emocion, duke kulmuar me triumfin e Shkodra Elektronike, të cilët rrëmbyen çmimin e madh të festivalit. /telegrafi

Videon e plotë mund ta shikoni KETU: