Llapi ndan rrugët me tre anëtarë të stafit të trajnerëve pas rezultateve të dobëta
KF Llapi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë ndarë rrugët me tre anëtarë të stafit të trajnerëve.
Rezultatet e dobëta së fundmi nga klubi llapjan kanë krijuar nevojën e një ndryshimi në shtabin teknik dhe këtë e kanë bërë drejtuesit e klubit.
Ata kanë konfirmuar sot (e diel) se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me Burim Shalën, Arsim Tërshanin dhe Diamant Kadriollin.
Në fund ata kanë falënderuar që të tre këta trajnerë për punën që kanë bërë deri më tani, duke i cilësuar si meritorë për faktin se Llapi e përfundoi sezonin e kaluar si nënkampion.
Njoftimin e plotë të Llapit mund ta gjeni më poshtë: