Vdes një prej ikonave të Prishtinës, stilisti i parë në Kosovë, Menduh Mullaademi
Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës.
Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga familja Mullaademi, duke njoftuar që varrimi i të ndjerit do të bëhet më 23 dhjetror, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se më datë 21 dhjetor, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Menduh Mullaademi (Menda). Në shenjë respekti dhe dashurie për jetën e tij, ju ftojmë të na bashkoheni nesër (23.12.2024), në ora 14:00 në ceremoninë e varrimit, në varrezat e qytetit në Prishtinë”.
“E pamja mbahet më datë 24 dhe 25 dhjetor në Hotel Grand prej orës 9:00-16:00. E kujtojnë përgjithmonë me dashuri dhe kujtime të bukura, familja Mullaademi”, thuhet në njoftim.
Shumë qytetarë më pas kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Menduh Mullaademi që veprimtarinë e kishte nisur në vitin 1965.