Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë gjatë vitit
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë gjatë vitit
Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin 4 vjeçar të saj.
Ai tha se shpërndarja e 100 eurove për pensionistët është e pamjaftueshme ndërsa theksoi se në qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza pensionistët do të kenë rritje të përhershme të pensioneve.
“Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”, tha Mustafa.