Pacolli uron qytetarët për festat e fundvitit

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës, për festat e fundvitit.

Dedikim të veçantë pati për besimtarëve katolikë për Krishtlindjet.

”Të gjithë qytetarëve të Kosovës ju uroj festat e fundvitit dhe, në veçanti, besimtarëve katolikë: Gëzuar Krishtlindjet!

Ju uroj që të festoni gjithmonë të lumtur pranë të dashurve tuaj, me gëzim dhe harmoni për të gjithë. Zoti i Madhërishëm ju bekoftë ju dhe familjet tuaja”.