Murati tregon se s’ka nevojë për aplikim për 100 eurot shtesë
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim,
Ai tha se brenda një jave do të mundohen t’i ekzekutojnë këto pagesa.
“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave – dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim – t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”, tha ai.