Amber Candy – një transgjinore në Big Brother VIP Albania 4

Ka nisur tashmë spektakli më i madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4.

Pjesë e këtij reality shou në fillim janë bërë gjithsej 17 konkurrentë, personazheve të profileve të ndryshme.

Në këtë vit pjesë është edhe një transgjinore, Amber Candy, profesioni i së cilës është grimere.

Amber është kthyer në femër falë ndërhyrjeve kirurgjikale, një dëshirë që e ka pasur prej kohësh dhe nuk është kursyer të flasë për këtë në televizion, ku përveç jetës së saj ka marrë vëmendjen edhe për deklaratat në emisione të ndryshme.

Ajo vlen të ceket se prej vitesh e ushtron profesionin e grimeres, ndërkohë që shquhet edhe për luksin që bën.

Candy gjithashtu ka edhe biznese, qendër estetike dhe dyqan veshjesh.

Ky edicion është shumë me ndryshe dhe ka një sërë avantazhesh për konkurrentët. /telegrafi