Dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje në Malishevë
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Astrazub, Malishevë, ku dy persona janë arrestuar pas një konflikti mes tyre.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30, në fshatin Astrazub, Malishevë, raporton Zeri.info.
"Astrazub, Malishevë / 21.12.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes veti ku njëri prej tyre dyshohet se brenda lokalit ka shtënë me armë zjarri por pa pasoja në njerëz. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka paranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me një fishekë dhe tri gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri