Fejohen Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Bukuroshja, me origjinë nga Ferizaj, publikoi një kolazh, ku edhe shfaqin unazat.

Të njëjtit njoftojnë ndjekësit gjithashtu se janë fejuar më 2 tetor të këtij viti.

“02.10.2024. Përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kjo romancë e Lorit vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana. /telegrafi