Arrestohet i një person në Prishtinë, shtiu në ajër dhe hodhi armën nga vetura
Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër.
Sipas njofitmit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:19 në lagjen Veternik, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’,thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri