Egli Tako, banorja e parë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo është 27 vjeçe dhe ka përfunduar studimet në degën e regjisurës dhe aktrimit, ndërkohë që aktualisht merret me sport dhe punon si trajnere personale.

Egli ka një pasion të madh për aktivitetet fizike dhe është e angazhuar çdo ditë për të ndihmuar të tjerët të arrijnë qëllimet e tyre trupore dhe mendore.

Gjatë prezantimit të saj, ajo ka folur për natyrën e saj të ndjeshme dhe ka shprehur se një nga sfidat më të mëdha që do të ketë gjatë qëndrimit në shtëpi do të jetë përballja me mosrespektin.

Ajo theksoi se është shumë e ndjeshme ndaj sjelljeve të tilla dhe se kjo mund të jetë një pengesë për të, por gjithashtu e sheh si mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar më tej si person.

Egli e ka konsideruar këtë eksperiencë si një mundësi të madhe për t’u njohur më mirë me veten dhe për të përballuar sfida që mund të ndodhin gjatë kohës në shtëpi, duke shpresuar që të mund të tregojë atë që ajo është vërtetë, larg nga paragjykimet. /telegrafi