Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR-i, përfunduan sot një stërvitje të përbashkët evakuimi.

Sipas KFOR-it, stërvitja ka për qëllim për të siguruar objektiva të ndjeshme, duke synuar ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në harmoni me aleatët e tyre.

"Në veçanti, stërvitja përfshiu ushtarë kroatë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim, të vendosur në komunën e Pejës/Peë-it, të cilët simuluan një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) për të evakuuar një ekip italian të LMT (Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes)" theksohet në njoftim.

KFOR-i ripërsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.