Hamza premton rritje 50% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta: Më e pakta për ata që dhanë gjithçka

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.

Ai është deklaruar se kjo rritje është më e pakta që mund të bëjnë për ata që dhanë gjithçka.

Pos kësaj, Hamza ka thënë edhe se do ta largojë pengesën ligjore që ua mohon veteranëve të punojnë në sektorin privat.

‘‘Për familjet e dëshmorëve rritje të pensioneve për 50%. Përtej kësaj nuk këna me i detyru familjet e dëshmorëve me zgjedh mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorit. Duhet me largu një pengesë ligjore që është e paarsyeshme që është me iu mohu atyre e drejta me punu në sektorin privat.  Pse mos të punojnë ata?

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë për ata që dhanë gjithçka për ne.

Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!’’, ka shkruar Hamza.