Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person

Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë).  Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Bajrami.

Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.