Rama: Tik-Tokun do ta mbyllim plotësisht për një vit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Tik-Toku do të mbyllet për një vit, e për ta bërë këtë do të duhen 6-8 javë.

Ai kështu u shpreh këtë të shtunë gjatë takimit me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla.

“Ne kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik-Toku në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më. Pastaj gjatë këtij viti do të shohim dhe masat që do të marrin dhe vendet e tjera, apo si mund të reagojë vetë Tik Tok”, tha Rama.

Ai tha se tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë.

“U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje, ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Si gjithmonë farsa nuk mungoi me gjithë forcën destruktive që rivret të vrarët e riplagos të plagosurit”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare. /euronews