Vitia njofton për hapjen e konkursit për specializime, 268 vende në 37 lëmi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar sot vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime.

Vitia ka njoftuar se konkursi është hapur për 268 vende në 37 lëmi specialistike, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga Vitia:

E nënshkrova vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Janë të hapura 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.

Ky është konkursi i 4 brenda 21 muajve.

Kemi shpallur mbi 820 vende të reja për specializime për nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor.

Me organizim e planifikim arritëm të mbulojmë mungesat në lëmitë specialistike, sidomos në Anesteziologji, Mjekësi Emergjente, lëmitë e shëndetit publik e Nefrologji për shërbimet e reja në rajone.

Suksese në këtë proces aplikantëve!