Elvana mahnit me performancën që nuk ishte parë në këto 63 vjet të Festivalit në RTSH

Mbrëmë është zhvilluar nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH.

Në këtë natë në garë ka qenë edhe Elvana Gjata me këngën e saj “Karnaval”, e cila ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj.

Performanca e Elvanës po konsiderohet si diçka që nuk është parë në këto 63 vite sa ka Festivali i RTSH-së, shkruan Zeri.info.

Elvana filloi performancën e saj duke u lëshuar nga një lartësi, ndërsa kur zbiriti elektrizoi sallën me ritmet e saj latine dhe në fund u ngjit prap lartë përmes një platforme.

Sipas sondazheve të shumta që kanë bërë faqet e Eurovisionit, kënga “Karnaval” shihet si pretendentja kryesore për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, i cili vitin e ardhshëm do mbahet në Basel të Zvicrës.

Se kush do të fitoi Festivalin e 63-të në RTSH dhe të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2025, do të dihet të dielën në natën finale. /Zëri