Personi që e kreu sulmin në Gjermani është arab dhe ishte mjek me profesion

I dyshuari për sulmin në Gjermani mori një makinë me qira dhe u fut në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Aty mbetën të vdekur dy persona, një i rritur dhe një fëmijë i vogël. Policia e ndaloi dhe e arrestoi të dyshuarin. Ai tani ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve të BILD, ai quhet Taleb A. Ai ka lindur në Arabinë Saudite në vitin 1974, pra është 50-vjeç. Që nga viti 2006 ndodhet në Gjermani dhe jeton atje me leje qëndrimi të përhershme.

Sepse ai punoi si mjek në spitalin lokal në Bernburg, si specialist në psikiatri dhe psikoterapi. Qyteti në të cilin jetoi dhe punoi Taleb është rreth 46 kilometra larg Magdeburg.

Ai njihej si kritik i islamit dhe kishte refuzuar të kthehej në Arabinë Saudite, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.