Milaim Zeka jep një deklaratë të fortë për Sarën dhe Drilonin

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka vlerësuar Drilonin si një nga lojtarët më të fortë dhe me më strategji në shtëpi.

Sipas Zekës, Driloni ka qenë shumë i kujdesshëm në veprimet e tij, duke testuar veçanërisht Sarën, që ai e pyeti disa herë për jetën e saj në Gjermani.

“Driloni është një lojtar me një strategji të qartë. Ai ka testuar jetën e Sarës, dhe kjo ka qenë një hap pozitiv për të kuptuar dinamikën e shtëpisë. Ai ka një plan dhe është gjithmonë një hap përpara”, tha Zeka.

Zeka gjithashtu e cilësoi këtë lëvizje të Drilonit si një strategji të mençur, që ka krijuar tensione, por gjithçka është pjesë e lojës së tij.

Sipas Zekës, Driloni ka aftësinë të mbajë kontroll dhe të luajë një lojë të fortë brenda shtëpisë. /telegrafi