Ambasadori Ajeti për sulmin në Magdeburg: Qëndrojmë krah për krah me miqtë gjermanë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas sulmit në Magdeburg ku mbetën të vrarë së paku 11 të vdekur e rreth 80 të lënduar.

Ajeti tha se pamjet nga sulmi në Magdeburg janë tronditëse, teksa hta se lutjet janë me viktimat e kësaj tragjedie.

“Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella”, shkroi Ajeti.

Më tej, ai tha se në këto momente të vështira, Kosova qëndron krah për krah me miqtë gjermanë.