Autori i sulmit në Magdeburg raportohet se është nga Arabia, në makinë mund të ketë edhe eksploziv
Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.
Në lidhje me sulmin ka reaguar Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.
“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha Scholz në “X”, .
Nga sulmi, përveç viktimave, kanë mbetur të lënduar prej 60 deri në 80 njerëz, teksa, siç shkruan Bild, bëhet e ditur se autori është nga Arabia Saudite.
Po ashtu, policia lokale e Magdeburgut dyshon se mund të ketë një pajisje shpërthyese në automjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve, sipas transmetuesit publiklokal MDR.
Policia e Magdeburgut ka rrethuar të gjithë vendin për shkak të mundësisë së eksplozivit, njoftoi transmetuesi lokal.