Shkon në 11 numri i të vdekurve pas sulmit në Magdeburg

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.

Pas sulmit, tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg është mbyllur, teksa organizatori ka bërë thirrje që të gjithë të pranishmit të largohen nga qendra e qytetit.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar”.