Kompania Eurokoha thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kompania e njohur e udhëtimeve Eurokoha, është bërë pjesë e iniciativës për të ftuar diasporën që të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kompania e cila ofron tash e disa dekada shërbime të udhëtimit për diasporën dhe qytetarët e Kosovës, ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar.

“E dashur diasporë, kontributi juaj në zgjedhjet e 9 shkurtit është mjaft i rëndësishëm” , shkruan Eurokoha në videon e publikuar bashkë me thirrjen për tu regjistruar, duke kujtuar se kanë mbetur edhe 6 ditë nga përfundimi i afatit.