Selmanaj: Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë, por synon pushtet personal

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se sa ishte në opozitë, shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e bashkimit kombëtar.

Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur Kurti tash është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë kanë arritur pikën më të ulët, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Kur ishte në opozitë, Albin Kurti shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e BASHKIMIT KOMBËTAR.

Tani që është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë zyrtare kanë arritur pikën më të ulët.

Fatkeqësisht, këtë e dëshmoi edhe seanca e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve tona. Në vend që të ishte një moment festiv dhe vëllazëror, seanca nisi dhe përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe të papërshtatshme.

Kjo është dhurata e populistëve dhe pseudo-nacionalistëve.

Albin Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë – ai synon pushtet personal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.