Rukiqi pas takimit me 150 bizneset më të mëdha në vend: Patriotë të vërtetë që punësojnë dhe krijojnë zhvillim
Berat Rukiqi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas takimit që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme kjo parti me 150 bizneset më të mëdha të Kosovës, ka thënë se këta të fundit janë ‘‘patriotë të vërtetë që punësojnë dhe krijojnë zhvillim’’.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë edhe se secili nga këto biznese është një partner i mundshëm për projektet që ka kjo parti për transformimin e vendit.
Postimi i plotë:
Sot, takuam 150 bizneset më të mëdha të Kosovës. Patriotë të vërtetë që punësojnë dhe krijojnë zhvillim.
Secili nga ta është partner i mundshëm për projektet që do ta transformojnë vendin tonë.
Rreth 80% e kontribuesve të ekonomisë sonë ishin në këtë takim
Atyre ju prezantuam projektet tona!
5 miliardë investime në 4 vjet.