Numri dy i Ministrisë së Punëve të Jashtme: Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Numri dy i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se nga sot pasaporta e Republikës së Kosovës do të njihet zyrtarisht edhe nga shteti i Armenisë.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare.
“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar Ahmeti.