Derisa Kusari-Lila mbante fjalim në Kuvend, Time Kadrijaj bërtiste “Zdravo”
Në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit mes Kosovës dhe Shqipërisë një fjalim e ka mbajtur edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë fjalimit të Kusari-Lilës deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërtitur me fjalët “Zdravo”, ndërsa në dorë ka mbajtur një shënim “Zdravo, Mimi”, shkruan Zeri.info.
Gjithë kjo është bërë për shkak të përgjimeve që janë publikuar mes Mimoza Kuari-Lilës dhe Milan Radojiçiqit, kryeterroristi i sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë. /Zëri