Nis seanca mes dy kuvendeve, Konjufca e cilëson moment historik

Ka nisur mbledhja mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në fillim të mbledhjes kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një moment historik, shkruan Zeri.info.

“Mirë se erdhët në këtë seancë, që unë do të quaja historike, sepse është seanca e parë që po ndodh në Republikën e Kosovës, si bashkim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

Seanca ka nisur me intonimet e himnit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ndërsa të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani dhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama. /Zëri