Ministrat nga Kosova dhe Shqipëria zënë vendet në Kuvend [foto]

Për pak pritet të nisë mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku ministrat e deputetët nga të dyja vendet kanë zënë vendet e tyre, shkruan Zeri.info.

Bie në sy që ministrat e dy qeverive tashmë janë akomoduar para deputetëve dhe për pak pritet të nisë mbledhja, e cila do të drejtohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi. /Zëri