Liburn Aliu tregon pse nuk po merr pjesë në zgjedhje
Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, i pyetur pse nuk është pjesë e listës për deputet, ka thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.
“Vendim imi ka qenë, nuk është se është marrë tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.
Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e LVV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga figurat qendrore të kësaj partie. /EO