Zyrtare: Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve e shumë figurave të njohura.
“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.
Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disamuajshe.