“Më ke sharë”, vazhdon përplasja mes Xuxit dhe Sara Kolamit
Përplasja mes Xuxit dhe Sara Kolamit ka vazhduar, derisa kjo e fundit e akuzoi se e ka sharë me rob.
“Asnjëherë në jetën time s’kam thënë ashtu, të betohem në Allah dhe fëmijë”, u shpreh Xuxi.
Aktorja derisa po i thoshte se ka dalë ajo sharje edhe në klipe, ndërhyri edhe Gresa e cila e pohoi të ketë ndodhur.
“Ka dalë me ‘pip’…Mos bëj be rrejshëm”, i tha Gresa.
“Rrence, idiot e poshtër..”, tha Xuxi më pas me tone të ashpra ndaj Gresës.
Kjo ndodhi para festës që u organizua mbrëmë (e mërkurë) nga Vëllai i Madh.
Konkurrentët u argëtuan me njëri-tjetrin, derisa shijuan muzikën në oborr nga një DJ. /telegrafi
Videon e plotë mund ta shikoni :KETU