Osmani: Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Samiti BE - Ballkan Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Osmani ka treguar se gjatë këtij Samiti ka takuar liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ku ka theksuar disa nga se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm.

Ajo po ashtu ka kërkuar që të respektohet parimi i meritokracisë, duke nisur nga trajtimi i aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE, transmeton Zeri.info.

“Atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

“Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euroatlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, theksoi Osmani. /Zëri