Ylli francez sonte në Tiranë, i ftuar special në Festivalin e RTSH-së

Ylli francez Slimane sonte do të ketë një paraqitje para publikut shqiptar në Tiranë.

Ai do të jetë i fituar në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës, i cili nis sonte në Pallatin e Kongreseve, shkruan Zeri.info.

Slimane arriti kulmin e karrierës këtë vit, kur përfaqësoi Francën në Eurovision me këngën “Mon Amour”, duke u radhitur në vendin e katërt.

Kujtojmë se në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH do të garojnë 15 këngë, ndërsa në këtë mbrëmje do të ketë të ftuar tjerë specialë, si reperi Noizy dhe emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në këtë festival. /Zëri