Roma kalon në çerekfinale të Kupë së Italisë

Roma ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi triumfoi 4-1 përballë Sampdorias.

Pas vetëm nëntë minutash, Artem Dovbyk kaloi Giallorossët në epërsi me një asistim të Alexis Saelemaekers.

Dhjetë minuta më vonë, Dovbyk shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Romën.

Në minutën e 24-të, Baldanzi shënoi për 3-0, ndërsa Leandro Paredes ishte në rolin e asistuesit.

Sampdorias iu dashtë të kënaqej me një gol që u shënua në minutën e 62-të me anë të Gerard Yepes.

Fitoren e Romës e vulosi Eldor Shomurodov (80′), që shënoi për 4-1.

Në çerekfinale, Roma do të përballet me Milanin që eliminoi Sassuolon. /Telegrafi/