Gjykata e Lartë në SHBA i jep TikTok-ut shansin e fundit për të shmangur ndalimin

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka pranuar të dëgjojë argumentet e fundit ligjore nga TikTok mbi arsyet pse aplikacioni nuk duhet të ndalohet ose të shitet në SHBA.

Qeveria amerikane po ndërmerr masa kundër aplikacionit për shkak të lidhjeve të supozuara me shtetin kinez, lidhje të cilat TikTok dhe kompania mëmë, ByteDance, i kanë mohuar, transmeton klankosova.tv.

Gjykatësit nuk kanë pranuar një kërkesë urgjente nga TikTok për një pezullim të përkohshëm të ligjit, por do të lejojnë TikTok dhe ByteDance të paraqesin argumentet e tyre më 10 janar – nëntë ditë para se ndalimi të hyjë në fuqi.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen për të rrëzuar këtë legjislacion, duke theksuar se ai përfaqëson “kulmin e një veprimi të gjerë dhe dypartiak nga Kongresi dhe presidentët pasues”.