UEFA e cakton Visar Kastratin gjyqtar kryesor në ndeshjen e Conference League

Shtëpia më e madhe e futbollit, e ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Visar Kastratin, si gjyqtar kryeso për ndeshjen Molde – Mlada Boleslav, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.

Në krahët e Kastratit, si gjyqtarë anësorë do të jenë edhe Fatmir Sekiraqa si asistent i parë dhe Arbonr Bullatovci si asistent i dytë.

Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari, e në VAR do të jetë gjyqtari Dardan Çaka., raporton Klankosova

Ndeshja mes Moldes dhe Mlada Boleslavit do të zhvillohet të enjten, më 19 dhjetor duke filluar nga ora 19:00.