Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për gati tre dekada.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se  angazhimi i NATO-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur.

“Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj, një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”, ka thënë Rutte.

Ai sot është takuar me Zheljka Cvijanoviq, kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.