Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga Radoiçiqi, i mbështetur nga Serbia

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, tha se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia.

Musliu këtë informatë ndau me gazetarët pas raportimit drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në këtë komision. Ajo tha se nuk mund të ndajë informacione të tjera, ku tha se për këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.

Musliu foli edhe për prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla, si shqetësim tjetër që është shtruar në mbledhjen e komisionit.