Zjarri në fabrikën e mishit, Policia jep detaje

Një fabrikë e mishit është përfshirë nga zjarri sot në orët e para të mëngjesit.

Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri