Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se provoi ta godasë me veturë e më pas shtiu me armë drejt një polici
Policia ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar.
Mësohet se rasti ka të bëj me zyrtarin policor, i cili ishte viktimë e këtij rasti, transmeton Zeri.info.
Policia njofton gjithashtu se pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në njoftim. /Zëri