Merr flakë fabrika e mishit në Milloshevë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mëngjesit në fabrikën e mishit “APETIT”.

Në pamjet e publikuara duket tymi i zi që ka mbuluar zonën.

Për këtë rast ende nuk ka një deklaratë nga Policia rreth shkaqeve apo dëmeve të shkaktuara.

“Jepi Zë” ka arritur të sigurojë pamje nga dalja e tymit, si dhe nga intervenimi i një numri të madh zjarrfikësish që po tentonin ta shuanin zjarrin.