Këto ishin votat nga Shqipëria për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një ceremoni që u mbaj sot (e martë) në Doha të Katarit.

Vinicius për ta fituar këtë çmim u desh që ta mposhtë konkurrencën e ashpër nga Rodri dhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham.

Pasi mori këtë çmim, tashmë janë zbuluar edhe votat të cilat janë dhuruar nga përzgjedhësit e kombëtareve dhe kapitenët si dhe gazetarët.

Nga Shqipëria, votuan përzgjedhësi Sylvinho dhe kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti.

Sylvinho i ka besuar bashkëvendasit të tij, Vinicusit mes tre alternativave. Rodri ishte zgjedhja e dytë, ndërsa Jude Bellingham ishte e treta.

Më pak e zakontë ishte zgjedhja e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili në vendin e parë ka zgjedhur gjermanin Toni Kros.

Në vend të dytë ai ka renditur Vinicus, ndërsa në të tretin ishte Rodri.

Sylvinho

1.Vinicius Jr

2. Rodri

3. Jude Bellingham

Berat Gjimshiti

1.Toni Kroos

2. Vinicius

3.Rodri.

/Telegrafi/