“Espresso me Bedri Hamzën”, kandidati i PDK-së nis takimet me qytetarë nëpër Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar takimet me qytetarë nëpër Kosovë.

“Espresso me Bedri Hamzën” quhet fushata kreative që ai ka nisur.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Hamza ka thënë se do të takohet me qytetarë, të pijë kafe me ta dhe me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flasë me qytetarët për atë që vërtet ka rëndësi për ta dhe Kosovën.

“Shumë prej jush më keni shkruar gjatë kësaj kohe. Këto ditë do të jem gjithandej nëpër Kosovë për të pirë kafe dhe për t’ua treguar planet e mia. Me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flasim për atë që vërtet ka rëndësi për ju dhe Kosovën. #MaMirë ”, shkroi Hamza.