Sot, takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruksel
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Perkoviq do të takohen sot në Bruksel.
Të dyja palët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, shkruan Zeri.info.
Ditë më parë zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. /Zëri